Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vetëvrasja e polices në Tiranë, shoqërohet i dashuri i saj

Lapsi.al 24 May 2024
Vetëvrasja e polices në Tiranë, shoqërohet i dashuri i saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën "Ali Demi", ku efektivja jetonte e vetme, ndërsa mësohet se lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. Nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë. Ndërkohë pritet që i riu të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI