Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tjetër protestë në Tiranë kundër ligjit për nënat surrogate: Familja është e shenjtë!

Lapsi.al 24 May 2024
Tjetër protestë në Tiranë kundër ligjit për

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në Sheshin "Skënderbej", në Tiranë, për të protestuar kundër ligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues. Ata shprehen kundër përfshirjes në ligj të së drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe nëna surrogate.

Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.

“Mos destabilizoni konceptin ligjor të familjes”, “Mos cenoni psikologjikisht fëmijët”, "Familja siguron të ardhmen e përbashkët”, shkruhet në disa nga pankartat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI