Flash

KQZ dërgon për hetim të thelluar kryebashkiakun e Libohovës

Lapsi.al 24 May 2024
KQZ dërgon për hetim të thelluar kryebashkiakun e Libohovës

Kreu i Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dërguar për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kryebashkiakun socialist të Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide. Mësohet se 2 muaj më parë Partia Demokratike informoi përmes një shkresë KQZ-në mbi hetimin e SPAK ndaj të zgjedhurit socialist i cili dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Hide ka deklaruar se është gati që të japë dorëheqjen si drejtues i Bashkisë së Libohovës për t’u përballur me drejtësinë. Mësohet se veç Hides, në dosjen që ka marrë në dorëzim SPAK janë marrë të pandehur edhe persona të tjerë.

Njoftimi i KQZ-së:

Për këtë kandidat në datën 31.03.2023, pranë KQZ është depozituar formulari e vetëdeklarimit i cili është regjistruar me nr. unik GJR-PS-13983. Në kuadër të verifikimit paraprak të kushteve të kandidimit të këtij kandidati, sipas përcaktimit të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Në përgjigje të kësaj kërkese të KQZ, DPB informon se kandidati në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë.

Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Leonard Vyrtyt Hide, rezulton se nuk ka deklaruar asnjë të dhënë që ka të bëjë me parashikimet për ndalime në ligjin nr. 138/2015. Subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë” me anë të shkresës nr. 1297, datë 16.05.2024 informon KQZ-në se z. Leonard Vyrtyt Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme.. “pasi dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike”.

(Nisur nga ky informacion, KQZ çmon se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë në lidhje me faktet dhe rrethanat e parashtruara. Referuar nenit 8, pika 1, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Kreu V, pika 3, shkronja “b/ii)”, të vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, është Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Koordinimit Institucional, Sektori i Dekriminalizimit, që kryen verfikimin e plotë të deklarimeve të bëra.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI