Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

KPK ndëpret vetingun për ndihmësen ligjore Alma Tafani

Lapsi.al 24 May 2024
KPK ndëpret vetingun për ndihmësen ligjore Alma Tafani

Komisioni ka vendosur ndëprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për ndihmësen ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Tafani për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra dhe ndalon emërimin e saj në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve, Alma Tafani ushtronte detyrën si ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke qenë pjesë e subjekteve të rivlerësimit kalimtafr për shkak të statusit të saj ex officio.

Në qershor të vitit 2021 është shortuar trupa që do të kryente rivlerësimin e këtij subjekti, e përbërë nga Xhensila Pine në cilësinë e relatores, dhe anëtarë Roland Ilia e Genta Tafa Bungo. Komisioni ka konstatuar se subjekti kishte depozituar deklaratën e pasurisë, atë të figurës dhe formularin e vetëvlerësimit profesional.

KPK ka filluar hetimin administrativ për Tafanit, por kjo e fundit ka njoftuar Komisionin më 3 maj, se në shkurt të vitit 2021 ishte emëruar në detyrën e inspektorit jomagjistrat pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme më datë 8 shkurt 2021. Komisioni evidenton se, pasi ka administruar praktikën e dorëheqjes, e ka informuar subjektin mbi statusin ligjor që gëzonte në këtë fazë të hetimit dhe rezultatin e ndërprerjes së procesit të saj të rivlerësimit, sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që përcakon ndalimin e riemërimit të saj në disa funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Po ashtu, Tafani është informuar lidhur me të drejtën për t'u dëgjuar në seancën dëgjimore.

Tafani i ka bërë me dije Komisionit se, në kushtet e mosushtrimit të detyrës nga ana e saj, këkronte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe se nuk dëshironte të merrte pjesë në seancën dëgjimore.

Bazuar në këto rrethana, trupa e KPA ka çmuar se Tafani ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji për dorëheqje nga detyra e ndihmëses ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme. Në përfundim ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të vetingut për ish-ndihmësen ligjore Alma Tafani dhe t'I ndalojë asaj emërimin si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare./BIRN

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI