Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Inskenoi vdekjen e tij, biznesmeni italian do të ekstradohet në Shqipëri

Lapsi.al 24 May 2024
Inskenoi vdekjen e tij, biznesmeni italian do të ekstradohet në

Gjykata e Perugia në Itali i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të Davide Pecorellit në Shqipëri. Biznesmeni italian u dënua nga Gjykata e Pukës me 4 vite burg muajin e kaluar.

Ndaj 49-vjeçarit kishte një urdhër arresti të firmosur në vitin 2022, për veprat penale të mashtrimit, përdhosjes së varreve, pengimit të drejtësisë, shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe "historinë" e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI