Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Greqia i kërkon për vrasje, gjykata refuzon ekstradimin

Lapsi.al 24 May 2024
Greqia i kërkon për vrasje, gjykata refuzon ekstradimin

Gjykata e Korçës ka refuzuar kërkesën për ekstradim të dy Gëzim Latjat dhe Armando Tarushllarit të akuzuar nga drejtësia greke për vrasjen e një tjetër shqiptari 16 vite më parë në Athinë.

Ata u arrestuan dy ditë më parë nga policia shqiptare me kërkesë të palës greke, ndërsa këtë të premte u lanë në burg nga gjykata, e cila ndër të tjera vendosi se hetimi gjykimi i tyre do bëhet në Shqipëri.

Vrasja për të cilën akuzohen ka ndodhur në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku mbeti i vrarë Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI