Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E rëndë në Itali/ 42-vjeçarja shqiptare plagos me thinjë fqinjën dhe vajzën e saj

Lapsi.al 24 May 2024
E rëndë në Itali/ 42-vjeçarja shqiptare plagos me

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje një ngjarjeje që ndodhi në qytezën e Bereguardo në afërsi të Pavias. Një grua shqiptare hyri në shtëpinë e fqinjës së saj të moshuar dhe e goditi atë dhe vajzën e saj me thikë. Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së mërkurës, kur gruaja shqiptare 42-vjeçare e cila së fundmi është zhvendosur në Itali, i ra ziles së derës së fqinjës 90-vjeçare matanë rrugës.

Fqinjët thonë se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë grindje mes tyre ndaj dhe ngjarja është e mbuluar nga misteri. Sapo ka hyrë në shtëpi, gruaja dyshohet se ka nxjerrë një thikë të madhe kuzhine dhe ka goditur vazhdimisht të moshuarën dhe vajzën e saj 62-vjeçare në pjesën e sipërme të trupit.

Më pas shqiptarja 42-vjeçare tentoi vetëvrasjen në banesën e saj, por karabinierët ndërhynë në kohë duke e ndaluar. Akuza për të është vrasje e dyfishtë e mbetur në tentativë. Nënë e bijë ndodhen në spital me plagë të shumta, por jashtë rrezikut për jetën. 42-vjeçarja shqiptare dyshohet se ka pasur ndonjë çrregullim mendor. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI