Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bes Kallaku fundos Xhensilën me dy vargje plot helm tek "Mosmirënjohja"

Lapsi.al 24 May 2024
Bes Kallaku fundos Xhensilën me dy vargje plot helm tek

Në muzikë, Bes Kallaku do të mbetur përherë një emër eksperimental. Jo më kot, në këngën më të fundit ku është pjesë, "Mosmirënjohja" peshën kryesore e mban këngëtarja Eli Malaj. Veç dy vargje që i ka shkruar vetë, Bes Kallaku ka dashur t'i lëshojë vetë në formën e një britme, nga ku ndjehet dhimbja për fundin e një martese të gjatë me Xhensila Myrtezajn.

"Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën/ A do mbash mëkatin, a do më bësh viktimën?" dëgjohet të thërrasë Bes Kallaku me dy vargje që bien si shigjeta me helm për ish-bashkëshorten, Xhensila Myrtzajn, këngëtaren që në këto kohë është më e zënë se asnjëherë tjetër me prenotime brenda dhe jashtë vendit.

Çifti nuk ka folur asnjëherë për arsyet e vërteta të ndarjes, megjithë spekulimet e shumta që janë bërë në media. Por nga teksti kuptohet se Bes Kallaku ka dashur t'i çojë një mesazh ish-bashkëshortes, të cilës në tekst i kujton edhe "peshën e turpit".

https://www.youtube.com/watch?v=8mO6--ZkO9s

Kënga është kthyer menjëherë në trend në rrjetet sociale, ndërsa ka gati 2 milion klikime në 48 orë në Youtube.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI