Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“U ngul gozhda në arkivolin e Bosnjes”, Dodiku zyrtarizon planin për ndarje: Demarkacion paqësor

Lapsi.al 23 May 2024
“U ngul gozhda në arkivolin e Bosnjes”, Dodiku zyrtarizon

“Ata që flasin më shumë për Bosnjën dhe Hercegovinën kanë ngulur një gozhdë në arkivolin e saj”. Këtë e tha Millorad Dodik, duke zyrtarizuar planin e tij për ndarjen e Republika Srpska nga shteti federal.

Duke folur pas një mbledhje të qeverisë së tij në Srebrenicë, lideri ekstremist tha se kërkon një ndarje paqësore të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe ndarjen e re të kufijve me marrëveshje brenda 30 ditëve.

I gjithë ky reagim i tij vjen nga rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë. Dodik theksoi se Srpska do të përgatisë një raport për shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe do t’ia dërgojë Federatës.

“Ne po fillojmë sot me një vendim formal për të kërkuar një demarkacion paqësor, do të propozojmë që fillimisht të sqarohen kompetencat politike që kanë të bëjnë me subjektet. Do të kërkojmë largimin e modelit aktual të funksionimit të ekonomisë dhe brenda pak vitesh të përshtatet në modelin e demarkacionit paqësor”, tha Dodik.

Në një tjetër event, Dodik pretendoi se historia e gjenocidit në Srebrenicë është ndërtuar në mënyrë false që në fillim. Pavarësisht se gjithçka është dokumentuar, lideri separatist mohoi se aty janë vrarë 8000 burra myslimanë boshnjakë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI