Flash

NASA: Kemi zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën

Lapsi.al 23 May 2024
NASA: Kemi zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën
NASA deklaroi se ka bërë një zbulim të ri për identifikimin e një planeti të ngjashëm me Tokën, por që ndodhet 40 vjet dritë larg dhe që mund të presë jetë njerëzore në të ardhmen. Siç raporton Daily Mail, ekzo-planeti, i quajtur “Gliese 12b” është pak më i vogël se planeti ynë dhe ka një temperaturë në sipërfaqe që llogaritet në rreth 41 gradë Celsius. Astronomët tashmë planifikojnë të studiojnë “Gliese 12b” për të përcaktuar nëse ai ka një atmosferë të ngjashme me Tokën, gjë që mund të zbulojë nëse ekzoplaneti mund të ketë temperaturën e duhur për formimin e ujit në sipërfaqen e tij, një kusht i domosdoshëm për mbështetjen e jetës. An international team of astronomers discovered Gliese 12 b, an exoplanet that is located 40 light years from Earth and has a surface temperature of 107 degrees Fahrenheit. Pictured: Image of Gliese 12 b's location in 1998 (left) and 1949 (right) Gliese 12b është përshkruar si "bota më e afërt, më e butë me madhësinë e Tokës deri më sot" dhe është një kandidat për eksplorimin e ardhshëm nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s. Një ekip ndërkombëtar astronomësh përdori satelitin TESS të NASA-s për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të “Gliese 12b”. Astronomers have discovered roughly 5,000 exoplanets, but estimate there are likely over a trillion in the Milky Way alone. Pictured: location of Gliese 12 b “Gliese 12b përfaqëson një nga objektivat më të mirë për të studiuar nëse planetët e madhësisë së Tokës që rrotullohen rreth yjeve të ftohtë mund të ruajnë atmosferën e tyre, një hap kritik në kuptimin tonë të banueshmërisë planetare në të gjithë galaktikën tonë”- tha Shishir Dholakia, një student doktorature në Qendrën për Astrofizikë në Universitetin e Queensland-it Jugor në Australi. "Për shkak se Gliese 12b ndodhet midis Tokës dhe Venusit, atmosfera e tij mund të na mësojë shumë për shtigjet e banueshmërisë që marrin planetët ndërsa zhvillohen” - shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI