Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lubonja: Në Shqipëri ka një bandë të madhe që ka krijuar një sistem kriminal

Lapsi.al 23 May 2024
Lubonja: Në Shqipëri ka një bandë të madhe që ka

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se nga dosja "Metamorfoza" del se grupet kriminale kanë pushtuar ekonominë, kanë futur paratë e drogës në Shqipëri, kanë qarkulluar këto para në ndërtime, blerje apartamentesh, nëpër kazinora, kanë blerë vota gjatë fushatës elektorale të PS-së.

“Problemi që kam unë është një lloj segmentizimi që SPAK i ka bërë krimit. Ky Rraja apo Ndoka na dalin si njerëz që hanë kumbulla pas shpinës së Edi Ramës dhe me këtë logjikë po pastrohet, duke arrestuar këto. Por pyetja që kam unë është: me një Kryeministër të ndershëm do të kishte pasur mundësi krimi që të futej në ekonomi, do të mund të investoheshin paratë e krimit në ndërtime?

Do të kontrolloheshin paratë që do të përdoreshin për të ndërtuar resortin, apo atë kullën. Por këtu nuk kemi asnjë hetim të SPAK-ut, kemi dokumente që kanë ardhur nga autoritetet franceze. Si ka mundësi nuk kemi asnjë hetim nga SPAK, ku është ky SHISH i famshëm, që nuk ka dhënë asnjë sinjal për të nisur një hetim këtu apo atje? Këtu nuk bëhet fjalë për dy tre banditë të shpërndarë, por kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem këtu”, - tha Lubonja në një lidhje Skype me emisionin “Open” në News24.

Lubonja u shpreh industria e ndërtimit, referuar edhe deklaratave të kreut të SPAK Altin Dumani, është kryesorja për riciklimin e parave të krimit. “Kemi një sistem të ndërtuar qëllimisht, një organizatë kriminale, një bashkëpunim të ndërtuar dhe të lidhur, me synim mbajtjen e pushtetit nga Edi Rama, dhe në anën tjetër lulëzimin e ekonomisë kriminale”, - tha Lubonja. Ai u shpreh se këtë bandën e madhe e ka krijuar Rilindja dhe më duket shumë e vogël fuqia e SPAK përballë kësaj bande kriminale, që mban me bukë edhe ata shqiptarët, për të cilët thuhet sot se duhet të ngrihen. /BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI