Flash

Pas Norvegjisë, Spanja dhe Irlanda pritet të njohin shtetin palestinez

Lapsi.al 22 May 2024
Pas Norvegjisë, Spanja dhe Irlanda pritet të njohin shtetin palestinez

Kryeministri irlandez, Simon Harris dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez në një deklaratë të mërkurën thanë se do të njohin shtetin palestinez.

“Ne do ta njohim Palestinën për shumë arsye dhe mund ta përmbledhim me tre fjalë, paqe, drejtësi dhe qëndrueshmëri”, tha Pedro Sanchez.

“Ne duhet të sigurohemi që zgjidhja me dy shtete të respektohet dhe të ketë garanci reciproke të sigurisë. Është thelbësore që të dyja palët të negociojnë për paqen dhe është për këtë arsye që ne e njohim Palestinën. Kjo njohje nuk është kundër Izraelit, nuk është kundër hebrenjve. Nuk është në favor të Hamasit që është diçka që është thënë. Kjo njohje nuk është kundër askujt, është në favor të paqes dhe bashkëjetesës”, theksoi kryeministri spanjoll.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI