Flash

Hetimi pasuror/ Ç'po bën SPAK me Erion Veliajn

Lapsi.al 22 May 2024
Hetimi pasuror/ Ç'po bën SPAK me Erion Veliajn

Tashmë është e konfirmuar. Prokuroria e Posaçme, vetëm 20 ditë pasi e ka marrë në pyetje Erion Veliajn duket se ka nisur një hetim pasuror kundrejt kryebashkiakut të Tiranës. Ndonëse në ligj nuk është e specifikuar me praktikën e deri tanishme, hetimi pasuror fillon vetëm pasi personat kalojnë nga ata që kanë djeni për ngjarjen në statusin e personit të marrë nën hetim. SPAK nuk e ka konfirmuar këtë të dytën, por gjithësesi duket se rrethi ndaj Veliajt po ngushtohet.

Një gjë është e qartë. Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të afërm të tij. Në një dokument të siguruar nga një bankë e nivelit të dytë konfirmohet kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado u ka drejtuar të gjitha bankave të kësaj kategorie në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes se tij, Ajola Xoxa, vëllait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.

LEXONI EDHE:

Ç’ndodhi brenda SPAK/ A kanë mbaruar punë prokurorët me Veliajn?

Në shkresën e SPAK thuhet se “Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka regjistruar procedim penal”. Nuk është e qartë, nëse ky procedim penal ka nisur drejtpërdrejt me emrin e Erion Veliajt apo ai po hetohet si pjesë e dosjes së inceneratorëve, apo asaj 5 D. Nga emri i prokurorit Dado që ka nënshkruar kërkesën për hetim pasuror, nuk kuptohet mirë nëse kjo po kryhet në kuadër të dosjes për djegësin e Tiranës apo në kuadër të skandalit 5D të drejtorëve të bashkisë. Dado nuk është i përfshirë në hetimin e asnjërës prej këtyre dy çështjeve.

Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart. Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona që kanë edhe aktivitete komerciale, bashkëshortja e Veliajt në fushën e artit dhe i vëllai me një kompani të shpërndarjes së reklamave kanë marrë kredi si dhe historiku i shlyerjes së saj.

Dokumentat e inceneratorit/ Ku filloi sherri i zgjatur Balluku – Veliaj

Gjithashtu përpos shkresës drejtuar bankave të nivelit të dytë Syri Tv ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës dhe një dokument i ngjashëm për Veliajn dhe familjarët e tij i është dërguar nga SPAK edhe tek Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë.

Më 30 mars Erion Veliaj u pyet për më shumë se 8 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës për tre çështje kryesore, për shkresat dërguar ministrave të financave si nismëtar i inceneratorit, për shkresën e famshme, kur pasi i mohohet nga ministria e financave, Veliaj merr personalisht angazhimin financiar për ndërtimin e inceneratorit si dhe për enigmën e depozitimit të dherave, që i kanë dhënë mundësi bosëve të inceneratorëve të përfitojnë rreth 60 milionë euro shtesë nga intertet që depozitonin aty, ata që hapnin gropa ndërtimi në Tiranë. 

Andi Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt

Deri më tani fati i atyre për të cilët SPAK ka nisur hetim pasurie nuk ka qenë i mirë, por askush nuk e mohon edhe hipotezën se kjo mund të jetë një manovër për ta pastruar kryebashkiakun sipas metodës "e hetuam thellësisht por doli i pastër".

Nga ana politike kryeministri Rama ka lëshuar mesazhe kontradiktore në raport me mbrojtjen apo shitjen e atij që konsiderohet si delfini i tij. Ai njëherë ka thënë se i vetm që nuk lëshon është djali i vet i vogël, por nga ana tjetër u bashkua me "fjalë dhe presje" me mesazhin publik të Veliajj që pretendonte se ai vetë nuk dinte gjë për drejtorët që kanë vjedhur pas shpinës së tij në bashki.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI