Flash

Gjyqi ndaj Donald Trump, përfundon paraqitja e dëshmive

Lapsi.al 22 May 2024
Gjyqi ndaj Donald Trump, përfundon paraqitja e dëshmive

Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i akuzuar për manipulim të të dhënave të biznesit. Vetë zoti Trump nuk u thirr nga avokatët tij për dëshmuar.

Gjyqi rifillon përsëri më 28 maj, me paraqitjen e argumenteve mbyllëse nga prokuroria dhe avokatët mbrotës. Pas kësaj juria tërhiqet për të marrë vendim nëse ish-presidenti do të shpallet fajtor ose jo.

Gjykatësi i çështjes Juan M. Merchan sugjeroi se seanca gjyqësore e së martës mund të zgjasë deri vonë. Ai shtoi se pas paraqitjes së argumenteve përfundimtare nga palët, ai do t’u japë anëtarëve të jurisë, për rreth një orë, udhëzime mbi mënyrën se si duhet vepruar deri tek vendimarrje e tyre.

Anëtarët e jurisë mund të tërhiqen javën e ardhshme për të vendosur rreth 34 akuzave penale për falsifikim të të dhënave të biznesit që rëndojnë ndaj zotit Trump.

Prokurorët e akuzojnë ish-presidentin për një skemë për të fshehur historitë negative ndaj tij, që mund t’i kishin dëmtuar fushatën presidenciale të vitit 2016, si dhe për falsifikimin e të dhënave të biznesit, për të fshehur pagesat që ishin bërë në kuadër të kësaj skeme të dyshuar. Ish-Presidenti Trump i ka mohuar akuzat.

Prokurorët përfunduan procesin e pyetjes së dëshmitarëve të hënën me dëshmitarin kryesor të tyre, Michael Cohen. Zoti Cohen dëshmoi për gati katër ditë, duke u përpjekur të fajësonte direkt për organizim të skemës së dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhje, zotin Trump. Mbrojtja thirri vetëm dy dëshmitarë pas përfundimit të dëshmisë së zotit Cohen, juristin Daniel Sitko dhe prokurorin Robert Costello.

Gjyqi është në ditën e tij të 20-të. Ish-Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për të 34 akuzat penale. Ky është gjyqi i parë penal ndaj një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara dhe i pari nga katër çështje penale që janë ngritur ndaj zotit Trump, që po mbërrin tek shqyrtimi i çështjes nga juria./Voa

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI