Flash

Franca kritikon Kosovën për aksionin policor në veri

Lapsi.al 22 May 2024
Franca kritikon Kosovën për aksionin policor në veri

Ministria e Jashtme e Francës shprehu shqetësime me aksionin e fundit të kryer nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri, duke thënë se këto “veprime të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve”.

Më 20 maj, autoritetet e Kosovës mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe. Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Aksioni policor i 20 majit është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Uashingtoni tha se aksioni ishte i pakoordinuar me partnerët ndërkombëtarë, ndërkaq Brukseli e cilësoi si veprim përshkallëzues. Sipas MPJ-së franceze, veprimet e njëanshme “kërcënojnë diskutimet që po vazhdojnë” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga zbatimi i rregullores të Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para të gatshme. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së, që parasheh euron valutë të vetme për kryerjen e pagesave, duke ndaluar përdorimin e dinarit serbë.

“Franca u bënë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejmë i njëanshëm. Ne inkurajojmë të dyja palët që t’i kthehen tryezës së diskutimeve dhe të punojnë për propozimin e kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësi evropian, që është e vetmja bazë reale për të arritur një marrëveshje që lejon përfituesit të marrin transfere financiare nga Serbia”, u tha në njoftimin e Francës.

Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar pezullimin e rregullore së BQK-së, derisa komuniteti serb, i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia, të përshtatet me praktikën e re./ REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI