Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E rëndë në Pejë/ Plagosen 3 anëtarë të një familjeje, autori në arrati

Lapsi.al 22 May 2024
E rëndë në Pejë/ Plagosen 3 anëtarë të

Tre persona të së njëjtës familje janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

Mediat e Kosovës shkruajnë se autoritetet e kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur atë në kërkim. “Personi i dyshuar për këtë ngjarje ndodhet në kërkim intensiv”, - tha prokurori i çështjes. Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Lajmi po përditësohet...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI