Flash

Dumani në Kuvend me kërkesë për mandatin e prokurorëve të SPAK

Lapsi.al 22 May 2024
Dumani në Kuvend me kërkesë për mandatin e prokurorëve

Nga Komisioni i Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u ndal te mandati i prokurorëve.

Ai tha se mandati i tyre duhet të zgjatët, në mënyrë të tillë që të vijohet me çështjet, për t’i shkuar gjykimeve deri në fund.

“Po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar. Jemi para botës digjitale e po shkojmë drejt inteligjencës artificiale. Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimit do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja që na presin. Konsiderojeni këtë çështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë, por mbrojeni institucionin”, tha Dumani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI