Flash

Apeli rikthen në detyrë gjyqtarin e dosjes 339

Lapsi.al 22 May 2024
Apeli rikthen në detyrë gjyqtarin e dosjes 339

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur rikthimin në detyrë të gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca i shkarkuar më parë nga procesi i Vettingut nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën e sotme në KPA është vendosur rikthimi në detyrë i gjyqtarit Ndreca. Shkarkimi i tij nga KPK u bë më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA.

Ai ishte gjyqtari i dosjes 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak, e pas së cilave ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI