Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Anuloi takimin momentin e fundit, Cameron flet në telefon me presidentin Begaj

Lapsi.al 22 May 2024
Anuloi takimin momentin e fundit, Cameron flet në telefon me presidentin

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i është dashur të ndërpresë vizitën zyrtare në Tiranë, për shkak se duhej të kthehej në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryeministri Rishi Sunak.

Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes një postimi në Twitter, bën me dije se Cameron e ka telefonuar Begaj pas largimit nga Tirana.

Ata kanë diskutuar për rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-së, ndëra ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Postimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit

Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI