Flash

Akuzat e Berishës/ Dumani: Nuk jam peng i askujt!

Lapsi.al 22 May 2024
Akuzat e Berishës/ Dumani: Nuk jam peng i askujt!

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj akuzave të Sali Berishës se është peng i kryeministrit Rama dhe se po i shërben shumicës në pushtet, duke lënë në arrest shtëpie Berishën, në funksion të goditjes së opozitës. Akuzat ia artikuloi deputeti Flamur Noka në emër të Sali Berishës dhe kreu i SPAK u përgjigj:

"Nuk jam peng i askujt! Zero shanse të ndikojë kush në punën time e të prokurorëve të SPAK' u shpreh i prerë Dumani akuzave te Flamur Nokes se ai ishte peng.

Dumani u shpreh i vendosur që ai si drejtues dhe SPAK do të vijojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por nënvizoi se në këtë luftë Prokuroria e Posaçme nuk duhet të qëndrojë e vetme.

"Shifrat janë kokëforta e flasin vetë. Kemi rënie të ulit të referimeve të korrupsionit nga institucionet publike me 40%. Thirrja që bëj përmes adresimit të shqetësimit është kjo: Të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë . Ne jemi hallka fundore. Të gjithë institucionet duhet të punojnë e basshkëpunojnë fort me ne”

Prej orës 10:00 Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në një seancë dëgjimore përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Ai tha se prokurorët janë të dhurdhër ndaj akuzave të politikës dhe përgjegjësinë e kanë vetëm përballë shqiptarëve.

"Ne kemi marrëdhënie institucionale e proceduriale me të gjithë funksionarë e ish funksionarë. Jemi të shurdhër ndaj cdo lloj retorike politike. Jemi përgjegjës vetëm përballë ligjit e shoqërisë shqiptare.... Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj presioni politik apo mediatik, sepse në ndihmë na vjen pavarësia kushtetuese e ligjore. Nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike e mediatike, por duhet të përmbushim detyrën. Marrëdhënia me politikën është thjesht institucionale e proceduriale" u shpreh Dumani.

Pavarësisht nga deklaratat e kreut të SPAK, duhet thënë se kryeministri Edi Rama është i vetmi që nuk është thirrur asnjëherë në SPAK pavarësisht skandaleve që kanë shpërthyer brenda mazhorancës. Ndërkohë kreu i opozitës është në arrest shtëpie për privatizimin e kompleksit Partizani, megjithëse ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtarisht.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI