Flash

Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, makina dhe autobote te bashkia e Tiranës

Lapsi.al 21 May 2024
Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, makina dhe autobote te

Mbahet sot në orën 11:00 protesta e tetë para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita në lidhje me dosjen “5D”. Skandalet e mëdha që çuan në arrestimin e një numri të madh drejtorësh të bashkisë së Tiranë kanë sjellë edhe reagimin e banorëve të kryeqytetit, por jo vetëm.

Ndërkohë çdo ditë opozita dhe media denoncojnë skandale të tjera të vjedhjeve të pandalura nga drejtorët e bashkisë Tiranë të parave publike.

Në terren shihen forca të shtuara policore të cilat do të sigurojnë mbarëvajtjen e protestës. Pranë bashkisë shihen edhe autobote, të cilat mund të përdoren në rast se tensionet shtohen.

Protestat e shkuara ishin të tensionuara, me hedhjen e molotovëve drejt godinës së bashkisë dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur rreth bashkisë, gardh i cili ka qenë çdo protestë e më i përforcuar.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI