Flash

Operacioni i SPAK/ Berisha: Emri i Ramës u censurua nga studiot e TV

Lapsi.al 21 May 2024
Operacioni i SPAK/ Berisha: Emri i Ramës u censurua nga studiot e TV

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer mbrëmjen e së martës edhe një herë operacionit të SPAK që çoi në nxjerrjen e 50 urdhër-arresteve. Berisha tha se ky operacion ishte temë e të gjitha emisioneve televizive edhe pse nuk u arrestua asnjë nga bosët e krimit, por edhe asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve. Sipas Berishës ata “ishin larguar, ishin njoftuar të largoheshin para se të firmoseshin mandatet e arrestit”. Ajo që i tërhoqi më shumë vëmendjen Berishës ishte se nuk u përmend emri i Ramës.

“Mbrëmë thashë se ishte një natë pa hënë sepse në studiot televizive të vendit u fol për kriminelin Arben Ndoka, soj sorollopin e tij, për Durim Bamin, për Rrajat dhe stër-rrajat, për Eduart Ndrecën, për famëziun Mitri dhe të tjerë. Por mbrëmë nuk u shqiptua një herë të vetme, nuk u lakua një herë të vetme pothuajse në të gjitha studiot, me ndonjë përjashtim të rrallë, emri i padrinos së 7 familjeve, i padrinos së mafies shqiptare, i padrinos armik më i rrezikshëm i shqiptarëve në histori, Edi Ramës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar gazetarë dhe gazetare, nata e mbrëmshme ishte dëshmi e kombinimit të dhunës së tmerrshme të krimit mbi shqiptarët dhe vellos së zezë të censurës mbi ta. Sepse për çdo qytetar të këtij vendi, që i thotë të vërtetës të vërtetë, Arben Ndoka, një përdhunues i shpifur, pasi u përzu nga administrata kur u gjetën dokumentet, gjeti strehë tek Rilindja e krimit. U bë deputet i Edi Ramës dhe pasi u nxor nga parlamenti mbi bazë dokumentesh, Edi Rama o të nderuar gazetarë dhe gazetare, e emëroi kryemafiozin e Lezhës drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë.

Po pse ju nuk lakoni dot emrin e Edi Ramës? Çfarë është kjo censurë e tmerrshme? Po Arben Ndoka pasi u zhvesh nga çdo funksion u lartësua në drejtues politik, komisar të Lezhës dhe u shndërrua në një nga kriminelët elektoralë më të rrezikshëm. Për kë mblodhi vota Arben Ndoka, miqtë e mi? Arben Ndoka mblodhi vota për krimin, për drogën, për Edi Ramën, për pushtetin antishqiptar të tij. Arben Ndoka mbrëmë në studiot televizive nuk ishte asgjë tjetër veçse hija e Edi Ramës.

Por shqiptarët dhe ju më mirë se të gjithë të tjerët të nderuar njerëz të medieve, se ai ishte hjekësi i Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës në Torovicë. Por Altin Dumani mbante dosjen e tij në tavolinë. Mbronte hjekësin se mori një thes me para me urdhër të Edi Ramës në mënyrë që ai të dhunonte zgjedhjet e Lezhës me bandat e tij” - tha Berisha ndër të tjera. /LAPSI.al

Të këshilluara

BIRN: Pse u shkarkua kreu i KLP-së

Nga Edmond Hoxhaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Pro...

18:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI