Flash

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e përgjegjësit të IKMT Sarandë

Lapsi.al 21 May 2024
Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e përgjegjësit të IKMT Sarandë, Julian Preni, për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest me burg" të caktuar pas akuzave për shpërdorim detyre. Preni kishte kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë është refuzuar nga GJKKO. Vendimi u mor nga trupi gjykues me gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani.

Njoftimi i GJKKO:

"Kërkuesi Julian Preni më datën 16.05.2024, Nr. 297 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 115 datë 25.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një masë më të butë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 297, datë 21.05.2024 vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Julian Preni. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit'.

Sipas hetimeve të SPAK, Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Pasi kanë negociuar Foti Doda i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Dodës nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI