Flash

Kapet me armë në brez, arrestohet shqiptari në Greqi, në pranga dhe babai i tij

Lapsi.al 21 May 2024
Kapet me armë në brez, arrestohet shqiptari në Greqi, në

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi është kapur me armë pa leje. I riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është kapur në zonën e “Kolonos” në Athinë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me babanë e tij. Ata janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia por veprimet e çuditshme kanë bërë që efektivët të ushtrojnë kontroll më të hollësishëm ndaj tyre.

Gjatë kontrollit personal policia i ka gjetur 17-vjeçarit një armë në brez me 5 fishekë brenda. I riu është arrestuar nga policia ndërsa në pranga ka rënë dhe babai i tij 39 vjeçar, pasi akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit. Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Të këshilluara

BIRN: Pse u shkarkua kreu i KLP-së

Nga Edmond Hoxhaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Pro...

18:48

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI