Flash

Irena Gjoka pranon dëbimin nga Greqia, por nuk e lëshon dosjen "Berisha"

Lapsi.al 21 May 2024
Irena Gjoka pranon dëbimin nga Greqia, por nuk e lëshon dosjen

Megjithëse është detyruar të pranojë ndëshkimin nga ligji në Greqi, megjithëse kjo po e çon drejt problemeve të tjera me ligjin për falsifikimin e të dhënave, gjykatësja Irena Gjoka nuk e lëshon nga dora çështjen e Sali Berishës.

Denoncimet e para për të shkuarën problematike të gjykatëses Irena Gjoka erdhi nga mediat greke. Të motivuar nga vendimet që mbanin në burg Fredi Belerin, grekët rrëmuan në arkiva për të nxjerrë dokumenta, që tregonin se gjykatëses i ishte refuzuar hyrja në zonën Shengen për 10 vjet për shkak të falsifikimit. Për Belerin nuk ndryshoi asgjë, por avokatët e Berishës u vunë në lëvizje kur e njëjta gjykatëse ishte njësoj e vendosur të mbajë në izolim kreun e opozitës.

Irena Gjoka është e detyruar tani të pranojë problemet në Greqi. Pas kësaj vijnë hetimet se përse i fshehu këto të dhëna kur aplikoi për në Gjykatën Speciale. Megjithatë ajo refuzon të tërhiqet nga çështja e Sali Berishës. Së fundmi ka dhënë një vendim tjetër ku vendos ta mbajë të izoluar Berishën, për shkak se ai ka takuar Elmar Brok, për shkak se ka lejuar të futen në shtëpi teknikët për transmetimin e zërit në protesta dhe për shkak se ka takuar gazetarët e RAI.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha si përfundim, Irena Gjoka do të vazhdojë ta ketë çështjen e Berishës, pasi vendimi për përjashtimin e saj nuk u dha nga gjykatësja tjetër Irena Palloi.

"Kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në fakt, në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që kishte për shqyrtim kërkesën për përjashtimin e saj dhe është shumë interesant fakti që ajo nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është ndaluar nga Gjykata Administrative me hyrjen në zonën Shengen por thotë se pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet për përjashtimin e saj. Dhe gjykata në një arsyetim jashtë objektit tonë thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për gjykimin e mbarimit të mandatit të znj. Gjoka. Këto janë teknikalitete. Nuk kanë dashur dhe nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim, qoftë për marrjen e provave" u shpreh Gjokutaj.

Gjokutaj tha se pret nga Prokuroria e Përgjithshme të bëjë verifikimet për problemet me ligjin që ka pasur Irena Gjoka në Greqi dhe për faktin se ajo nuk i ka deklaruar në formular.

"Irena Gjoka nuk e kundërshton, por thotë ky shkak që paraqet mbrojtja, pra gazeta Protothema dhe vendimi i paraqitur nuk hyn te ato fakte që është kompetencë e gjyqtares. Unë i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë hetimin e këtij rasti. Fakti ekziston, ata duhet të bëjnë letër-porosi. Kjo gjyqtare duhet të përjashtohet nga sistemi sepse ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit" tha Gjokutaj.

Shpresa e Berishës është tek përjashtimi i gjykatëses Irena Gjoka nga sistemi për falsifikim të formularëve. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme ku ka nisur një hetim i thelluar.

Vetëm se Berisha nuk është paraqitur në kuvend që nga 31 dhjetori i vitit të  kaluar, kur u dha masa e parë e sigurisë që e la në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në Qershor bëhen 6 muaj që kreu i opozitës nuk është paraqitur dhe sipas rregullores nëse deputeti mungon pa arsye për më shumë se 6 muaj në parlament, atëherë mandati i tij digjet. Për Berishën nuk është ngritur asnjë akuzë në çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, por djegia e mandatit të tij si deputet është pasojë direkte e ngulmimit të SPAK për ta mbajtur të izoluar dhe për të mos i dhënë leje të shkojë në kuvend.

Problemet me ligjin që fshehu Irena Gjoka

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate duhet të plotësohet një formular vetëdeklarimi ku ndër të tjera duhet të rrëfesh nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj.

[caption id="attachment_917596" align="alignnone" width="768"]Formulari i vetëdeklarimit të Irena Gjokës Formulari i vetëdeklarimit të Irena Gjokës[/caption]

Në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim. Për shkak të një fshehjeje të tillë, zyrtarë të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë dënuar për akuzën e falsifikimit në të kaluarën. Megjithatë Irena Gjoka ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, të zgjidhej nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

Gazeta greke “Protothema” publikoi dy javë më parë në versionin e saj print dokumentet që sipas saj tregojnë se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme në Shqipëri, Irena Gjoka është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar.

Sipas gazetës, gjyqtarja u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, por u zbulua dhe u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.

Në shkrimin me titull: “Në listën e nongratave të Shengen, gjyqtarja që dënoi Belerin” u pasqyrua vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Athinës ku një trupë 3-anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004 gjykoi kërkesën e Irena Manekut, për revokim të masës “non grata” kundër shtetit grek për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë. Gazeta greke sqaron se gjyqtarja shqiptare mbiemrin e vajzërisë e Irena Shpata, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Irena Gjoka.

Në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Pikërisht me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio-epirote.

Pas zbulimit të këtij falsifikimi emri i saj u fut në listën e personave “non grata” të sistemit Shengen. Asaj iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike dhe të dhënat e saj dhe shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja pasi figuronte në listën e “të padëshiruarve” të zonës Shengen dhe iu dha një shkresë përkatëse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI