Flash

Del DOKUMENTI/ SPAK nis hetimet për pasurinë e Erion Veliajt

Lapsi.al 21 May 2024
Del DOKUMENTI/ SPAK nis hetimet për pasurinë e Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të afërm të tij. Në një dokument të siguruar nga lapsi.al konfirmohet kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado u ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes se tij, Ajola Xoxa, vëllait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.

Në shkresën e SPAK thuhet se “Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka regjistruar procedim penal”. Nuk është e qartë nëse ky procedim penal ka nisur drejtpërdrejt me emrin e Erion Veliajt apo ai po hetohet si pjesë e dosjes së inceneratorëve.

Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart. Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi si dhe historiku i shlyerjes së saj.

Erion Veliaj u pyet për më shumë se 8 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. ©LAPSI.al

 

LEXONI EDHE: Dokumentat e inceneratorit/ Ku filloi sherri i zgjatur Balluku – Veliaj

Dëshmia e Ballukut/ Kë dogji në SPAK për inceneratorin e Tiranës?

Ç’ndodhi brenda SPAK/ A kanë mbaruar punë prokurorët me Veliajn?

Ndizet keq mes Veliajt dhe Baton Haxhiut: “Je maja e një sistemi hajdutësh”

Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin

Pranvera e ankthit të Veliajt

Të këshilluara

BIRN: Pse u shkarkua kreu i KLP-së

Nga Edmond Hoxhaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Pro...

18:48

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI