Flash

Vjedhja e trashë në Patos/ Balilaj shpalli fituesin në televizion, pa mbyllur tenderin

Lapsi.al 20 May 2024
Vjedhja e trashë në Patos/ Balilaj shpalli fituesin në

SPAK njoftoi sot se ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie për një tender të trukuar, në lidhje me ndërtimin e një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, që ishte i nevojshëm për shkak të rrëshqitjes së tokës. Fondi limit ishte rreth 67 milion lekë.

Por sipas njoftimit, kryetarja e bashkisë së Patosit është treguar aq e trashë saqë ka njoftuar në televizion fituesin e tenderit, kompaninë "Genti 001" në një kohë që tenderi nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht.

"Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “Genti 001”, është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021" thuhet në dosjen e SPAK.

Gafa e Rajmonda Balilajt ngjan me atë të Erion Veliajt para fushatës së 14 Majit, kur kryebashkiaku doli në televizor duke bërë inspektimin e rikonstruksionit të rrugës Xhon Belushi në Tiranë. Por punimet po kryheshin nga punonjësit e bashkisë, ndërkohë që për rikonstruksionin e rrugës po zhvillohej një tender nga një kompani private.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI