Flash

Plani për eliminimin e Durim Bamit/ Si bashkëpunonin Arben Ndoka, Vis Martinaj dhe Shullazi

Lapsi.al 20 May 2024
Plani për eliminimin e Durim Bamit/ Si bashkëpunonin Arben Ndoka, Vis

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me rolin e anëtarëve të grupeve kriminale në planin për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

Mësohet se porositësi ka qenë Arben Ndoka, ish-deputet, vrasje të cilat do të ndodhnin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më datë 09.12.2017.

Roli i organizuesit i ishte besuar Arian Tukut, i cili kishte edhe rolin e financuesit dhe koordinimit.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e viktimave.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen.

Arben Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit.

Gentian Bejtja, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2024, në bashkëpunim me Naim Stafuka ka pasur rolin e lokalizimit të viktimave.

Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shënjestrave të atentatit.

Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e dy vëllezërve Bami.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI