Flash

Pasi i quan autokratë, Meta pranon "suksesin" e përbashkët të Ramës dhe Vuçiçit

Lapsi.al 20 May 2024
Pasi i quan autokratë, Meta pranon "suksesin" e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur në një aktitet të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) tha se shpesh shtetet anëtare të BE-së kanë qenë më kritike sesa institucionet e BE-së (Gjermania, Franca, Hollanda).

Duke u ndalur në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Meta tha se pavarësisht se miqtë tanë në zyrat e Brukselit, shpesh janë magjepsur nga këto makinata propagandistike, për Shqipërinë, janë vënë shumë kushte për të përmirësuar cilësinë e demokracisë, ndarjen e pushtetit, të drejtat e pronës, etj.

"Dyshja autokrate e Shqipërisë dhe Serbisë, Rama dhe Vuçiç, të cilët duken se kanë magjepur shumë në Perëndim, shpesh kanalizojnë energjitë e bashkëpunimit rajonal në drejtim të gabuar: planet e tmerrshme për shkëmbimin e territorit, modelet e bashkëpunimit, si “Ballkani i Hapur”, që sfidojnë proceset e drejtuar nga BE-ja si “Procesi i Berlinit”, kanë shpërdoruar këto energji dhe kanë zgjatur procesin e integrimit në BE.

Cilësia e bashkëpunimit rajonal mes vendeve, si dhe siguria e tyre dhe integrimi i vazhdueshëm në BE, do të varet shumë nga cilësia e demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në çdo vend.

Politikat aktuale në Shqipëri nuk na udhëheqin në drejtimin e duhur. Prandaj, Partia e Lirisë e Shqipërisë është shumë e qartë dhe e përkushtuar për ato që duhet të bëhet”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI