Flash

Metamorfoza 3/ Lihen në qeli Gjergj Cukali, Shullazi dhe 3 të pandehur të tjerë

Lapsi.al 20 May 2024
Metamorfoza 3/ Lihen në qeli Gjergj Cukali, Shullazi dhe 3 të pandehur

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Albert Zajan, Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Emiljano Shullazin të cilët dolën ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masat e reja të sigurisë.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve si pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK përgjatë një operacioni që zgjati dy ditë (17-18 Maj) nisi në orën 10:00. Fillimisht u dha vendimi për 4 të pandehurit. Rreth orës 14:00 u dha e njëjta masë sigurie edhe për Shullazin.

“Gjykata, me vendimin nr.52, dt.20.05.2024 vendosi vazhdimin e mases se sigurimit arrest ne burg (E. Shullazi)”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Lexo më tej: Tregu i kumarit/ Vis Martinaj dhe Ben Ndoka u përplasën me Durim Bamin dhe Leonard Dukën 

OPERACIONI

SPAK ka zbuluar se bëhej fjalë për bashkëpunimin, sipas tyre të tri grupeve të fuqishme kriminale, për të eliminuar Durim Bamin.

Po aq interesant është edhe një detaj tjetër, i dalë zyrtarisht nga SPAK se Durim Bami ka siguruar mjetet për të ekzekutuar Marklen Hakën, të riun nga Nikla, i cili dyshohet i përfshirë në të njëjtat akte kriminale që është i përfolur edhe vetë Durim Bami. Po ashtu, sipas SPAK pretendohet se nga bisedat është mësuar se Naim Stafuka, vëllai i Enverit, të zhdukur pa gjurmë prej 9 vjetësh, të rrëmbyer nga njerëz me uniforma si të policisë, ka marrë pjesë në të njëjtën ngjarje që sipas SPAK ka siguruar kushtet Durim Bami, kundër Hakës.

Duke u kthyer pas në kohë dhe duke parë zhvillimet e ndodhura në FushëKrujë që pas zhdukjes së Enver Stafukës, familjarët dhe të afërmit e të rrëmbyerit akuzuan publikisht në fakt Durim Bamin. Madje sipas të dhënave, pas ngjarjes së rëndë ku u gjuajt mbi shtëpinë e Marklen Hakës dhe u vra halla e tij, Shpresa, ka qenë pikërisht vëllai i Durim Bamit, Valteri që e ka dërguar në spitalin ushtarak Marklen Hakën, pas atentatit ku u tha se qëlluan katër persona me armë në shtëpinë e Hakës.

Mirëpo SPAK ende nuk ka gjendur asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës, edhe pse ajo ngjarje u hetua edhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda më herët! Naim Stafuka ka dalë dje për masën e sigurimit personal ku u la në arrest me burg, pikërisht për atë ngjarje. Ndërkohë që në lidhje me qëllimin për eliminimin e Durim Bamit Prokuroria e Posaçme rendit një sërë emrash, që nga Astrit Avdylajn, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin, Arben Ndokën dhe Viktor Ymerajn. Për asnjë prej tyre nuk bëhet me dije se përse kanë kërkuar të vrasin Durim Bamin, i cili rezulton të jetë i përfshirë në një prej 51 urdhër-arresteve të lëshuara pak ditë më parë nga SPAK!

IKJA E TË KËRKUARVE

Sipas të dhënave kofidenciale, disa prej personave që kanë emrin në listën e madhe prej 51 personash të SPAK kanë qenë brenda territorit të Shqipërisë deri pak ditë para se sa të niste operacioni. Dhe konkretisht dy vëllezërit Bami. Madje kane qenë në Fushë-Krujë e kanë lëvizur edhe nëpër fshatrat ku kanë ndikimin e tyre. Po ashtu, sipas të dhënave policore, edhe kolegët e tyre, kanë qenë brenda vendit, por janë larguar rastësisht dhe policia nuk mundi t‘i gjente gjatë operacionit. Sipas të dhënave të SPAK, një mori personash të listës së gjatë rezultojnë të jenë ose nën një masë sigurimi, ose në burg për akte të tjera të rënda kriminale.

Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe Endrit Dokle me Kasandër Nogën, Gjergj Cukalin e Xhelal Rrajën. Lulzim Berisha me Plaurent Dervishajn nuk janë në listën e SPAK, ndërkohë që janë të përfshirë edhe emrat e Shullazit me Imerajn, të dy të lënë në burg për atentatin e bujshëm ndaj Vajdin Lames ku u vra bashkë me mikun e tij.

SPAK pretendon se ka mundur të hedh dritë mbi ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur vite më parë dhe që në fakt ishte zbardhur edhe nga prokuroritë e juridiksionit të Përgjithshëm. Po ashtu u tha se u hodh dritë mbi një atentat të dështuar në Burrel, ku personi që e realizoi u vu në pranga por Gjykata i dha dënim të ulët për shkak të ndryshimit të natyrës së veprës penale. Tashmë pritet të verifikohen rolet e secilit prej personave që janë me mandat arresti, ku bie në sy familja e Arben Ndokës, me 5 anëtarë të shpallur në kërkim, katër prej tyre pasi njëri është nën një masë sigurimi. Do të verifikohen të gjitha ngjarjet ku mendohet se janë të përfshirë, sidomos grupet që thuhet që kanë bashkëpunuar me Ervis Martinajn, edhe pse për këtë të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet dhe cili është fati i tij prej gushtit të 2 viteve më parë!

PERSONAT ME URDHËR-ARRESTE

1. Arben Ndoka

2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xheçuka

34. Edison Muçeku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI