Flash

Martesa mes vajzave lesbike në Bashkinë e Tiranës/ Kisha Katolike kundër Veliajt

Lapsi.al 20 May 2024
Martesa mes vajzave lesbike në Bashkinë e Tiranës/ Kisha Katolike

Zëdhënësi i konferencës ipeshkvnore të kishës katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja, ka dhënë një deklaratë lidhur me martesën në bashkinë e Tiranës mes dy vajzave lesbike.

Dom Pashkja tha se kisha katolike është kundër martesave të së njëjtës gjini ndërsa deklaroi se personi që shfaqet me veshjen e një kleriku nuk është pjesë e kishës katolike shqiptare, por ka abuzuar me veshjen.

Deklarata:

Deklaratë Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i KIS

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI