Flash

Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon arrestimin e Netanyahut dhe kreut të Hamasit

Lapsi.al 20 May 2024
Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon arrestimin e Netanyahut dhe

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka thënë se hënën se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Karim Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund pranohet kërkesa.

GJNP, me bazë në Hagë, është duke i hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara në tre vjetët e fundit, si së fundmi edhe veprimet e Hamasit.

Kujtojmë se kjo Gjykatë ka lëshuar edhe urdhër-arrest për Presidentin rus, Vladimir Putin, duke e bërë përgjegjës për krime lufte në Ukrainë.

Lexo më tej: Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Vladimir Putin 

Duke folur për veprimet e Izraelit, Khan tha në një komunikatë se “ndikimet e përdorimit të urisë si mjet lufte, së bashku me sulmet e tjera dhe ndëshkimin kolektiv kundër popullsisë civile në Gazë, janë akute, të dukshme dhe shumë mirë të ditura…Ato përfshijnë kequshqyerjen, dehidratimin, vuajtjen e skajshme dhe numrin e madh të vdekjeve në mesin e popullsisë palestineze, përfshirë të foshnjave, fëmijëve të tjerë dhe grave”. 

Në lidhje me veprimet e Hamasit më 7 tetor, ai tha se i ka parë vetë “skenat shkatërruese të atyre sulmeve dhe ndikimin e thellë të krimeve të pandërgjegjshme.”

“Duke folur me të mbijetuarit, dëgjova se si dashuria brenda familjes, lidhjet më të ngushta mes një prindi dhe fëmije, ishin shtrembëruar për të shkaktuar dhimbje përmes mizorisë së kalkuluar dhe ligësisë ekstreme. Këto veprime kërkojnë përgjegjësi”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI