Flash

Biden: E padrejtë që Netanjahu të kërkohet për krime lufte nga Haga

Lapsi.al 20 May 2024
Biden: E padrejtë që Netanjahu të kërkohet për krime

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi si “të padrejtë” përpjekjen e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë, përfshirë ndaj Kryeministrit Benjamin Netanjahu krahas atyre të grupit militant Hamas rreth veprimeve të tyre gjatë luftës shtatëmujore në Gazë.

Në një deklaratë të ashpër, Presidenti Biden denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar zotin Netanjahu dhe Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke thënë se “çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk eksiston asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit.”

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij,” shtoi zoti Biden. Kryeprokurori i Gjykatës Karim Khan akuzoi kryeministrin Netanjahu, ministrin Gallant dhe tre udhëheqësit e Hamasit Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael. Një trupë e përbërë nga tre gjykatës do të vendosë nëse do të lëshohen urdhër-arrestet dhe nëse do ta lejojnë këtë çështje të vazhdojë. /VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI