Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Uji i Ftohtë Tepelene kanëkënaqësinë të njoftojnë rinovimin e kontratës së bashkëpunimit për trevitet e ardhshme. Ky partneritet që ka zgjatur për 20 vite, ka qenë njështyllë e rëndësishme në mbështetjen e futbollit shqiptar dhe nëpromovimin e sportit në të gjitha nivelet.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe CEO i Ujit të Ftohtë Tepelene, Luca Busi, firmosën sot kontratën e re, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ky rinovimvjen në një moment shumë të rëndësishëm, teksa KombëtarjaShqiptare e Futbollit po përgatitet të marrë pjesë në KampionatinEvropian të Futbollit “UEFA EURO 2024”, që do të zhvillohet këtë verënë Gjermani.
Bashkëpunimi midis FSHF-së dhe Ujit të Ftohtë Tepelene është njënga më të gjatët dhe më të frytshëm në historinë e sportit shqiptar.
Prej dy dekadash, Uji i Ftohtë Tepelene ka ofruar mbështetje tëvazhdueshme për Kombëtaren Shqiptare dhe aktivitetet e FSHF-së, duke siguruar hidratimin dhe freskinë e sportistëve në çdo ndeshje dhestërvitje. Gjatë këtyre viteve, Uji i Ftohtë Tepelene ka qenë simbol ibesnikërisë dhe përkushtimit ndaj futbollit shqiptar, duke ndihmuar nëndërtimin e një kulture sportive që promovon shëndetin dheperformancën e lartë.
Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e nisi me një falënderim për CEO-n Busi dhe sponsorin“Uji i Ftohtë Tepelenë”, që ka qenë ndër sponsorët e parë që ka lidhurkontratë me FSHF-në, ndërsa zbuloi se Uji i Ftohtë Tepelenë do tëshoqërojë ekipin edhe në fazën përgatitore në Austri dhe në finalet e EURO 2024.
Dua ta nis më një falëndërim për Luca Busi dhe të gjithë familjen Busi. Luca është sponsori i parë që ka ardhur, si CEO i Ujit të FtohtëTepelene dhe dua ta falënderoj që mori iniciativën dhe mbështetiFSHF-në, pati besim te ne që do të ishim partnerë seriozë.
Uji i Ftohtë Tepelene e ka shoqëruar futbollin tonë për 20 vite në mënyrëkonstante, pa dyshim futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta, ka rezultatepozitive dhe negative. Uji i Ftohtë Tepelene ka qenë gjithmonëmbështetës, bashkëpunues dhe ka besuar te ne.
Viti 2024, vitkur ne jemi pjesë e një turneu shumë të rëndësishëm, Kampionati Europian“Gjermani 2024”, përkon me 20-vjetorin e kësaj marrëdhënie dhe kjoperiudhë kaq e gjatë tregon se sa seriozë kanë qenë të dyja palët, përt’u rritur të dy bashkë dhe për t’i shërbyer të dy bashkë qëllimeve tëpërbashkëta, qoftë biznesit, apo qoftë edhe promovimit të futbollit.
Uroj që edhe në Europian, Uji i Ftohtë Tepelene të motivojë akoma edhemë shumë skuadrën. Ata do vazhdojnë të pinë Ujin e Ftohtë Tepeleneedhe në Austri, edhe në Gjermani. Kompania na ka siguruar furniziminme ujë, madje me shishen e re që ka prodhuar enkas për EURO 2024.
Uroj që uji, t’i sjellë fat të gjithë skuadrës. Ju falënderoj edhe njëherëpër bashkëpunimin e deri tanishëm dhe t’i garantoj UFT që ne do vazhdojmë të jemi po kaq serioz sa tani”- tha Presidenti Duka.
Edhe CEO i UFT, Luca Busi, shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimin e këtij bashkëpunimi: "Jemi krenarë që jemi pjesë e historisë së suksesittë futbollit shqiptar dhe mezi presim të kontribuojmë në arritjet e rejanë vitet që vijnë."
Me rastin e pjesëmarrjes së Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, Uji iFtohtë Tepelene ka krijuar një etiketë të re Limited Edition, e cilapërmban firmat e të gjithë futbollistëve të Kombëtares. Kjo etiketë e veçantë do të jetë në dispozicion për një periudhë të kufizuar dhesynon të festojë këtë moment historik për futbollin shqiptar, duke e bërë çdo shishe të Ujit të Ftohtë Tepelene një kujtim të veçantë përtifozët dhe mbështetësit e ekipit.
Ky bashkëpunim i rinovuar thekson përkushtimin e përbashkët tëFSHF-së dhe Ujit të Ftohtë Tepelene për të promovuar sportin dhe përtë mbështetur atletët shqiptarë. Në një kohë kur Kombëtarja përgatitetpër sfidat e Euro 2024, ky partneritet do të luajë një rol kyç nësigurimin e kushteve optimale për sukses.