Flash

"The Sun" zbulon vizitën: David Cameron do të shkojë këtë javë në Tiranë

Lapsi.al 19 May 2024
"The Sun" zbulon vizitën: David Cameron do të shkojë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Është tabloidi "The Sun" që në një shkrim për përpjekjet e qeverisë britanike kundër emigracionit të paligjshëm zbulon edhe këtë udhëtim të Cameron në vendin tonë. 

"Sekretari i Jashtëm David Cameron do të fluturoje për në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve.

Gjatë udhëtimit të tij, Lord Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, - thuhet në shkrimin e "The Sun".

Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave për të bërë presion për veprime më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit.

Kryeministri Rama kapranuar se Britania ka qenë njëri nga vendet që i ka kërkuar ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, por ai ka pranuar vetëm kërkesën e Italisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era prite...

08:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI