Flash

Dalin detaje të reja nga shpërthimi mbrëmë në Fushë Krujë

Lapsi.al 19 May 2024
Dalin detaje të reja nga shpërthimi mbrëmë në

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Krujë. Mësohet se tritoli ishte vendosur në banesën e shtetasit Alfred Kurti, por që jetonte edhe vëllai i tij bashkë me familjen.

Të gjithë familjarët ndodheshin në banesë në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.  Nuk dihen shkaqet apo motivet e këtij sulmi pasi personat nuk njihen për problematike, por punojnë me prodhimin e mobiljeve. Dyshohet që shkak të jenë bërë përplasjet për çështje të konkurrencës. 

"Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras në Fushë Krujë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - u tha në një njoftim të policisë mbrëmjen e së shtunës. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI