Flash

Banda shqiptare në Britani, video në TikTok: 30 mijë £ për emrat e atyre që na vodhën mallin

Lapsi.al 19 May 2024
Banda shqiptare në Britani, video në TikTok: 30 mijë £

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një rast sipas të cilit bandat shqiptare kanë ofruar shpërblime në TikTok për ata që kanë informacione që do të ndihmonin në identifikimin e personave që u kishin grabitur “mallin”. Në një video të fiksuar nga kamerat e sigurisë shihen disa persona që bastisin një fabrikë kanabi të shqiptarëve.

Banda shqiptare thotë se do të paguajë një "shpërblim" prej 30 mijë £ për ata që kishin informacione për vjedhjen e “të korrave të kanabisit” në Golders Green, në Londrën Veriore. Në një postim në shqip thuhet: “Kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë. Edhe njerëzit që shfaqen në këtë video duke bërë grabitjen. Ne nuk do të bëjmë asgjë për ta. Vetëm duam të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën. Për ata shpërblim 30 mijë”.

Ky postim është hequr më pas. Krerët e bandave kriminale shqiptare përdorin rrëmbimet, burgimet dhe rrahjet brutale për të vendosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës në të gjithë Britaninë. Një video tjetër, e postuar si paralajmërim, të parë më shumë se 10 mijë herë, tregon një shqiptar të mavijosur keq duke u marrë në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut. I pyetur nëse e meriton atë që i ka ndodhur, ai përgjigjet: “Po, kam bërë një gabim të madh”.

“Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që u vjedhin. Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here, por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar” – tha një burim i “The Sun”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI