Flash

Krijoi kushtet për vrasjen e Marklen Hakës, zbardhet akuza ndaj Durim Bamit

Lapsi.al 18 May 2024
Krijoi kushtet për vrasjen e Marklen Hakës, zbardhet akuza ndaj Durim

SPAK lëshoi ditën e djeshme mbi 40 urdhër-arreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.

Sipas detajeve të fundit bëhet me dije se Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë.

Operacioni i SPAK mësohet se kryesohet nga prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani. Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zona, të cilat konsiderohen si baza e grupeve kriminale.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI