Flash

Caktohet data e gjyqit në Apel për vulën e PD-së

Lapsi.al 17 May 2024
Caktohet data e gjyqit në Apel për vulën e PD-së

Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca gjyqësore për të përcaktuar se kujt i përket vula e Partisë Demokratike do të mbahet më 11 qershor në orën 11:00.

Trupa gjykuese që do ta marrë në dorë fatin e vulës së PD-së në vend do të përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Ishte një vendim i Gjykatës së Lartë më 27 dhjetor të vitit 2023 që riktheu për rigjykim në Apel çështjen e vulës së PD.

Në atë vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se Apeli me vendimin e tij të 3 marsit 2023 që ia kishte kaluar çështjen edhe një herë Shkallës së Parë nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI