Flash

Sot 4 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, me firmë të Erion Veliajt

Lapsi.al 17 May 2024
Sot 4 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, me firmë të Erion

Në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor mjaft i rëndësishëm për vendin.

Gjatë fjalës së tij regjisori Edmond Budina, ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar. Sipas tij, qeveria nuk ka interes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.

"Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit. Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën.", tha Budina.

Për t'i hapur rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar firmosi kryebashkiaku Erion Veliaj.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI