Flash

Pas vlerësimit pozitiv, KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Klement Kajana

Lapsi.al 17 May 2024
Pas vlerësimit pozitiv, KPK konfirmon në detyrë ndihmësin

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Klement Kajana u përball të premten më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas një seance të shkurtër gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, u konfirmua në detyrë.

Procesi i vetingut për Kajanën u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Sipas relatores Pine, në hetimin e ndihmësit ligjor, Klement Kajana janë konsideruar edhe përfundimet dhe arsyetimet e KPK dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në vetingun e bashkëshortes së tij, prokurores Manjola Kajana, e cila e ushtron funksionin në Prokurorinë e Posaçme.

Në seancë u relatua se nuk janë gjetur probleme për një apartament të blerë në vitin 2013 kundrejt çmimit 41 mijë e 300 euro, me burim kursimet dhe një kredi. Po ashtu, u tha se nuk janë evidentuar probleme për një apartament të privatizuar nga babai i subjektit, pasuri e shitur më pas. Nga hetimi kanë rezultuar pa probleme dhe dy automjete dhe një investim në blerje letrash me vlerë, si edhe analiza financiare e përgjithshme ka dalë me biland pozitiv.

Klement Kajana mori vlerësim pozitiv edhe për figurën e profesionalizmin. Gjysmë ore pas përfundimit të seancës dëgjimore, KPK shpalli vendimin e konfirmimit të tij në detyrë./BIRN

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI