Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Rama si horr në Athinë

Lapsi.al 17 May 2024
Rama si horr në Athinë

Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpesh ka një keqkuptim në interpretimin e saj. Rëndom ajo përdoret, duke pasur parasysh krimet e mëdha që ka shkaktuar nacionalizmi në shekullin e XX – dy luftërat botërore, por edhe shumë luftëra e konflikte të tjera me bazë nacionale që kërcënojnë botën edhe sot, – për të akuzuar nacionalistët. Ky kontekst ka sjellë edhe dallimin konceptual midis termit “nacionalist” që përkufizohet nga disa si urrejtje për të tjerët dhe “patriot”, që përkufizohet si dashuri për vendin tënd. Keqkuptimi për të cilin e kam fjalën është se autori i shprehjes së mirënjohur, shkrimtari, poeti, linguisti i shquar anglez Samuel Johnson, e ka thënë këtë në një periudhë kur nacionalizmi nuk kishte lindur ende si ideologji. Madje, shprehja e saktë e përdorur prej tij është: “Patriotizmi është streha e fundit e horrave”, frazë që ia ka drejtuar më 1775 lordit William Piit duke e akuzuar për patriotizëm të rremë.

Pra, shprehja e Johnsonit nuk kërkon të na thotë se patriotët apo nacionalistët në përgjithësi janë horra – temë kjo tjetër e një kohe tjetër – por se horrat, kur nuk u mbetet asnjë argument apo justifikim tjetër për të fshehur apo shpëlarë horrllëqet e tyre, hiqen sikur këto i kanë bërë apo bëjnë për patriotizëm. Në pamfletin e tij “Patrioti” ku kritikon patriotizmin e rremë, Johnson shkruan midis të tjerash se patriotizmi i vërtetë është “të qenit vazhdimisht vigjilent për të kapur çdo makinacion (që dëmton vendin) dhe për të shquar me largpamësi çdo rrezik publik”.

LEXO EDHE:

Andi Bushati Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi?

Vizita e Ramës në Greqi duhet parë në optikën e kuptimit origjinal të shprehjes “Patriotizmi është streha e fundit e horrave”.

Shqipëria sot po zien nga disa skandale që e kanë tronditur opinionin publik më shumë se kurrë gjatë viteve të fundit – si ai i inceneratorëve, ai 5D i Bashkisë së Tiranës apo edhe reportazhi investigativ i RAI 3 – që tregojnë se vendi qeveriset nga banditë të paskrupullt që e kanë shndërruar atë në një narkoshtet. Janë skandale që do ta shtynin çdo patriot të vërtetë – sipas kuptimit që i jep Johnson – të brengosej e të mendonte se ç’duhet bërë për të frenuar rrezikun që bart ky lloj banditizmi që ka shumë shenja se po çon në pastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Fjalimi në Athinë/ Rama flet për racizmin grek dhe ligjin e luftës 

Ndërkaq, çfarë bën kryeministri i këtij vendi që, po të ishte një patriot i vërtetë, do të duhej të ishte më i alarmuari për faktin se i paska shpëtuar nga vigjilenca aktiviteti i banditëve rreth tij? E para, ai nxiton të mbajë brenda vendit një fjalim dyorësh me rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve nëpërmjet të cilit i thotë opinionit se ai nuk ka asnjë lidhje me këta njerëz e këto akte – ndërkohë që këta njerëz i ka vënë ai në postet e larta dhe aktet e tyre i ka mbështetur e aprovuar e promovuar ai vetë deri ditën që u zbuluan se ishin kriminale. Së dyti, nxiton të organizojë në një stadium në Greqi shpëlarjen në një banjë turme, me ujin dhe sapunin e një fjalimi patriotik dhe me shtupa flamujsh kuqezi, ndotjen e tij nga skandalet në Shqipëri. Së bashku me miklimin e ndjenjës së mburrjes kombëtare të shqiptarëve të cilëve u tha se nga shërbëtorë të të huajve, tani janë bërë bashkëzotër me grekët, të barabartë mes të barabartëve me popujt evropiane që deri dje i kanë trajtuar si inferiorë, ai u përpoq të demonstrojë atje, duke sjellë gjysmën e pjesëmarrësve me autobusë nga Shqipëria, se është një lider i dashur për shqiptarët dhe jo siç flasin qartë skandale e fundit, koka e një bande kriminale që u grabit shqiptarëve jo vetëm tokat, siç kanë bërë në Himarë e gjetkë, por edhe të ardhmen.

Rama krahason emigrantët shqiptarë të 90’s në Greqi me çamët 

Këtë kamuflim të një “rreziku publik” në patriot, Samuel Johnsoni do ta quante ilustrimin më gjetur të thënies së tij. E vlefshme kjo edhe për të gjithë ata që e shoqëruan me këngë, valle, lavde dhe brohoritma në këtë kamuflim. Panorama

Të këshilluara

Pranvera e ankthit të Veliajt

Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga nderimi për dëshmorët në 5 maj, ishte publik...

16:33

Çfarë i shqetëson ambasadorët në Tiranë

Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes batërdisë që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës dhe disa tymueseve në dyert e saj, ka ngjallur një reagim të ...

17:41

A është çmendur Ilir Meta?

Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila për nga hapësira që ka pushtuar, duket kapitale për fatet e ven...

18:26

Ariu rus në kafazin tonë të vogël

Edi Rama po ysht shumicën e tij parlamentare drejt një beteje të re me mullinjtë e erës. 73 kartona jeshilë socialistësh miratuan një komision të posaçëm për të...

17:45

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI