Flash

Kryebashkiakja Sako del nga SPAK dhe jep një shpjegim të shkurtër

Lapsi.al 17 May 2024
Kryebashkiakja Sako del nga SPAK dhe jep një shpjegim të shkurtër

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se dy orësh qëndrimi. Sako nuk ka pranuar të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.

“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako pas daljes nga SPAK.

Sako ka dhënë përgjigje mohuese lidhur me pyetjen nëse është thirrur për inceneraratorin e Tiranës.

Gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Të këshilluara

'Arrest në burg’ për Azgan Mërnicën

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin, Azgan Mërnica, i cili ekzekutoi me një plumb në kokë, efektivin e forcave “Shqipo...

15:36

Ëngjëll Agaçi del nga SPAK fjalëpakë

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaci u thirr sot në SPAK. Pasi ndejti brenda 3 orë, Në fjalën e tij për mediat ai tha se u thirr për Incen...

13:27

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI