Andi Bushati Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
Ndryshe nga partnerët e tjerë, Tirana zyrtare u tregua më e ashpër ndaj Prishtinës duke e quajtur mosvotimin e sotëm një dështim. “Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë”, ka shkruar ministri i jashtwm Igli Hasani.Presidentja Vjosa Osmani, e cila u shpreh mirënjohëse ndaj vendeve që e kanë mbështetur Kosovën deri tani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës “është thjesht çështje kohe”.
“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar Osmani në “X” të premten.
Kosova ka kaluar vetëm dy nga tre fazat në procesin e pranimit në këtë organizatë. Që atarësimi të bëhet përfundimtar duhet që Komiteti i Ministrave të vendosë nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës.