Flash

Hajdutët i demaskohen çdo ditë, Veliaj mburret me çmimin për piramidën: Projekti më i mirë!

Lapsi.al 17 May 2024
Hajdutët i demaskohen çdo ditë, Veliaj mburret me çmimin

Erion Veliajt sot iu demaskua një tjetër njeri i afërt i tij si hajdut e përfitues i parave të Bashkisë Tiranë përmes tenderave të dyshimtë. Belind Këlliçi nxorri publikisht të dhëna për Arben Malokun, administratorin e Zallherit, i cili përmes kompanisë së regjistruar në emër të babait të tij ka fituar miliona euro tendera.

Ndërkohë Erion Veliaj nga ana tjetër sillet sikur s'ka ndodhur asgjë. Ndryshe nga hera e kaluar kur nxitoi të kallëzonte Këlliçin për shpifje për kompaninë "5D", Veliaj tashmë është gojëkyçur. Në media servir vetëm aktivitete e lajme pozitive me kamerat e bashkisë së tij. 

“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, thotë Veliaj në një prej lajmeve të shumta që zyra e tij e propagandës në bashki ka shpërndarë për mediat. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI