Flash

Arrestohet edhe vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca

Lapsi.al 17 May 2024
Arrestohet edhe vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca

Në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet në disa qytete te vendit është lëshuar urdhër-arreste edhe për Armando dhe Elvis Ndrecën. Të dy janë vënë në pranga.

Armando Ndreca është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, ndërsa Elvisi është djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist.

Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Arrestimi i Armando Ndrecës mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain, të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI