Flash

"Sherr" në Kuvend, Tabaku përplaset me Felajn: T'ju vijë turp...

Lapsi.al 16 May 2024
"Sherr" në Kuvend, Tabaku përplaset me Felajn: T'ju

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në seancën parlamentare mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe drejtueses së seancës, Ermonela Felaj. Kjo e fundit mbajti një fjalim në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë në Fier. Sipas saj, autori i krimit ka qenë edhe pjesë e strukturave të mbrojtjes së votës që u ngrit nga PD.

Felaj i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetim edhe kryesisht për këto grupe, që ajo i quajti kriminale.

Më pas fjalën e mori Jorida Tabaku, por sapo kjo e fundit filloi të komentonte deklaratën e Felaj, iu hoq fjala.

Tabaku dëgjohet të thotë nga vendi duke iu drejtuar Felajt: Turp t’ju vijë.

Felaj: Strukturat e ligjit janë të detyruara që të veprojnë edhe kryesisht, pa qenë nevoja pa kallëzim. Që të ti rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. Ti rikthehen atyre deputeteve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal për të mbledhur votën. Ti rikthehen analizimit të profileve të këtyre personave, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do të doja që të kishte vëmendja edhe SPAK dhe BKH.

Falë medias jeni vënë në dijeni të këtyre të dhënave. Nuk na lejohet ne të zgjedhurve në këtë sallë, ne që kemi votuar ligjin e kriminalizimit, kemi votuar për të nxjerrë nga dera kriminelet, disa këtu përpiqen ti fusin nga dritarja. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. I kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë.

Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë

Felaj: Ju nuk keni të drejtë të komenti fjalën time. Nëse doni të flisni për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë JO. Uluni, asnjë koleg nuk ju jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Ju nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminele ju bëj thirrje distancohuni. Uluni. Mos bëjmë lojëra. Nuk keni të drejtën të komenti fjalën time dhe të askujt. Nuk kam, pse tju jap fjalën sepse jua dhashë dhe nuk e shfrytëzuat.

Jorida Tabaku flet nga vendi pa mikrofon: Të të vijë turp

Felaj: Zonjë t’ju vijë turp për kolegët tuaj. Ata që thoni janë të ndershëm i njohim për familjarë po janë kriminele të pashpirtë. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë.

Të këshilluara

Rama: Mbështetje pa ekuivok për SPAK!

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE, ka folur në lidhje me çfarë u diskutua. “Kemi da...

16:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI