Flash

Rama: Veliaj bëri një gabim shumë të madh pasi doli nga SPAK

Lapsi.al 16 May 2024
Rama: Veliaj bëri një gabim shumë të madh pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka treguar për emisionin “Opinion” se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Pas daljes nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë dhe analistë të cilët sipas tij, e kishin sulmuar në studio televizive.

Për këtë, Rama deklaron se i ka thënë Veliajt se ka bërë shumë gabim që ka sulmuar analistët dhe gazetarët. Sipas Ramës, sulmet e tyre nuk janë të denja për një person që ka poste të larta si Veliaj.

“Po, i thashë. Gabim shumë i madh. Sepse unë personalisht kam pasuar shumë herë reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse këto sulme nuk janë sulme të denja për kë do qoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonatë, një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj... Unë këtë e kam thënë 1 mijë herë, jo po prapë se shiko. Unë jam ndryshe. Ky është thelbi dhe ju nuk doni ta pranoni, ok mos e pranoni. Jam ndryshe mor shok, jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj” – tha Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin

Pranvera e ankthit të Veliajt

Ndizet keq mes Veliajt dhe Baton Haxhiut: “Je maja e një sistemi hajdutësh”

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI