Flash

Rama nuk i ndal fyerjet ndaj Bardhit: Tani do ta ndajë SPAK çështjen e Olsit

Lapsi.al 16 May 2024
Rama nuk i ndal fyerjet ndaj Bardhit: Tani do ta ndajë SPAK

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për rihapjen e hetimeve për dosjen “Xibraka”, ku sipas tij vëllai i kryeministrit është i përfshirë në trafikun e kokainës. Rama tha se e lumturoi rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka”.

Ai tha se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer. Po ashtu, kryeministri Rama nuk i kurseu fyerjet ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PD.

"Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që mund të merrja. Tani ka dhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi shume e rëndësishme dhe pastaj të rikonformohet kallëzimi. Jo, jo ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë.

Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë" - tha Rama në një intervistë për emisionin "Opinion". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI