Flash

Rama: Mbështetje pa ekuivok për SPAK!

Lapsi.al 16 May 2024
Rama: Mbështetje pa ekuivok për SPAK!

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE, ka folur në lidhje me çfarë u diskutua.

“Kemi dakordësuar dokumentet e secilit vend me të gjitha reformat që lidhen me planin e rritjes dhe nga sot fillon zbatimi. Korrupsioni gangrenë ka qenë, tani është fenomen shqetësues dhe ato reforma që unë prezantova kërkohen dhe për anëtarësimin në BE. Kam dëgjuar shumë broçkulla të tipit që "Pse tani pas 11 vitesh u kujtua Rama që të reformojë administratën?", ndërsa kjo është një mënyrë e të parit shumë dritëshkurtër.

Ose kur vjen puna te drejtësia, që lidhet me SPAK, por po të shohësh udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës së miratuar nga BE apo raportin e BE në diagnozën e procesit të screening, ajo që vihet re është se më shumë se 50% e detyrave për Shqipërinë janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë

Të gjitha këto së bashku, do të bëjnë të mundur të jemi anëtarë të BE.

Plani i ri i rritjes lidhet me masa të dakordësuara që do të jenë kur do të bëhen dhe do të ndjekin nëse do t’i bëjmë dhe nëse do t’i bëjmë në afat”, tha Rama.

Gazetarët e pyetën nëse paketa antikorrupsion synon kapjen e drejtësisë, Rama tha se nuk është e vërtetë, pasi nëse një gjë e tillë do të imagjinohej, do të duhej të bëhej ndryshimi i kushtetutës.

Ndër të tjera ai tha se PS i ka dhënë jetë SPAK dhe e mbështet pa ekuivok.

“Ky është muhabet kot sepse e para, nëse do të imagjinohej diçka e tillë duhet të kalohej përmes ndryshimeve të Kushtetutës dhe si mundem unë të kem një synim të tillë që i dhamë jetë SPAK dhe e mbështetin pa ekuivok dhe nuk di të kemi hapur ndonjëherë gojën dhe pse si çdo institucion tjetër ka problematikat e veta. Nuk ia vlen fare të humbasim kohë”, tha kreu i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI